• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Gjenerali italian i “Gurdia di Finanza”, Fabrizio Lisi, u shpërblye me prona në Vlorë nga miqësia e tij me Agaçin. Ja provat që lidhin Edi Ramën”

droni by droni
14 February, 2022
in Kronika, Kryesore, Politika
0
enegjell agaci lisi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjenerali italian i “Gurdia di Finanza”, Fabrizio Lisi, u shpërblye me prona në Vlorë nga miqësia e tij me Agaçin, deklaroi sot deputeti Ervin Salianji.

Deklarata:

Arrestimi i ish-gjeneralit të Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi, po nxjerr në dritën e diellit fijet që lidhin Edi Ramën me operacionin kriminal të kanabizimit të Shqipërisë.

Investigimet e medias italiane dhe shqiptare, tregojnë se miku italian i Ramës dhe njeriut të tij të më të afërt, Ëngjëll Agaçit, është personi që në kulmin e kanabizimit servirte raporte për asgjesimin e 99 përqind të drogës në Shqipëri.

Raporte të cilat më pas trumbetoheshin nga qeveria si suksese duke mashtruar për qëllime kriminale shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Arrestimi i Fabrizio Lisit dhe dalja në pah e lidhjeve të tij me njeriun më të afërt të Ramës, është prova se kthimi i vendit tonë në një Kolumbi, është bërë nga ata që kanë pushtetin politik, qeverisës dhe ekonomik, kriminal dhe që janë të zotë të korruptojnë e të fusin në thes edhe drejtues të lartë të Guardia di Financa-s italiane.

Çuarja para drejtësisë e njeriut që nën gradat e gjeneralit, ishte vënë nën shërbim të mafias së Kanabisit në Shqipëri, duhet të jetë pikënisja e një operacioni hetimi që do të çojë tek Edi Rama.

Investigimi i mediave ka nxjerrë në pah se gjenerali Fabrizio Lisi ishte mik i ngushtë me një avokat shqiptar që quhej Ëngjëll Agaçi.

Sipas investigimeve të medias italiane dhe asaj shqiptare, Ëngjëll Agaçi ka qenë lidhja e Lisit me Shqipërinë dhe për rrjedhojë porositësi i raportit kriminal të 99 përqind të kanabisit të eleminuar në Shqipëri.

Dihen botërisht fjalët adhuruese të gjeneralit italian për Ramën dhe përfitimet e tij në Shqipëri që nga trojet e deri tek dhuratat e majme që merrte në Vlorë e jo vetëm.

Televizioni italian “RAI 3” publikoi një seri kronikash mbi trafikun e drogës nga Shqipëria. Në njërën prej tyre, flitej pikërisht për gjeneralin italian të Guardia Di Finanza, Fabrizio Lisi, i cili pas daljes në pension, drejtonte një shoqate kulturore italiane.

Shoqatës i ishin dhuruar mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës. Sipas gazetarit të “RAI 3”, Valerio Kataldi prona në Vlorë i ishte dhuruar nga një person i hetuar në Itali për lidhjet mes Sacra Corona Unita dhe investimet e saj në Shqipëri.

Lidhjet e Agacit me gjeneralin e korruptuar italian, tashmë i arrestuar, janë provë se vetëm një njeri me pushtet absolut pranë Edi Ramë, mund të ndërmerrte një operacion të tillë dhe se Saimir Tahiri, ministri i dënuar për bashkëpunim me bandën e Habilajve, ishte vetëm zbatuesi i këtij operacioni.

Askush nuk do të guxonte të ndryshonte raportet e Guardia di Finanza, e aq më pak të kanabizonte Shqipërinë së bashku me krimin e organizuar pa lejen, bekimin, mbështetjen dhe porosinë e Edi Ramës, qoftë ky edhe Agaçi i tij.

Adhuruesi i Edi Ramës sot është në pranga në Itali pasi atje ka shtet ligjor e jo shtet që fle e ha me krimin. Ky është një rast tjetër ku britmat nga shteti italian për gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri kumbojnë, prej kohësh drejtues të antimafias italiane, prokurorë, drejtues të lartë të organeve ligjzbatuese italiane kanë ngritur alarmin për trafikun e drogës dhe krimin.

Pak kohë më parë përfaqësuesit e Italisë, ambasada italiane ngriti shqetësimin mbi problematikën e kanabizimit të Shqipërisë dhe rritjes së trafikut të kanabisit në drejtim të vendit fqinj. Ky shqetësim ende nuk ka marrë as vëmendjen e duhur se për tu adresuar as që bëhet fjalë.

SPAK duhet të provojë se meriton të mbështetet dhe të çojë para drejtësisë përgjegjësit e vërtetë të kanabizimit të Shqipërisë. Partia Demokratike do të jetë në mbështetje të drejtësisë që në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të veprojë ndaj çdo zyrtari të korruptuar dhe të vendosur në shërbim të krimit. a.b

Previous Post

Policia rrugore si në luftë, mbi 30 arrestime dhe qindra leje drejtimi të bllokuara, sa e rrezikshme të ecësh në Tiranë

Next Post

Ilir Meta propozon për një mandat të dytë Gent Seikon në krye të Bankës Qendrore

droni

droni

Next Post
Bo…, bo…, në dorë të kujt është sistemi bankar…!

Ilir Meta propozon për një mandat të dytë Gent Seikon në krye të Bankës Qendrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.