Është zyrtare, Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje, ka deklaruar përfaqësuesi i PD në KQZ, ndërkojë që bashkia e Rrogozhinës ka punësuar 29 persona pas shpalljes se datës së zgjedhjeve më 6 mars.
“Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara.
Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit”, shkruan Marash Logu. m.k












