Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj deklaroi sot se në bashkitë e tjera të vendit kryetarët e bashkive ulen në një tavolinë me trafikantët , ndërsa mori pjesë në një takim me drejtues të policisë së qarkut të Shkodres.
“Unë mendoj që nuk mundet një polic që thyen disiplinën në Shkodër me e pru në Pukë/ Kur ai ka thyer disiplinën e thyen kudo! Nuk mund të jetë kryetar bashkie dikush që telefonohet nga trafikantët dhe han e pinë me to. Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë se ka pas disa raste që janë konstatuar”, tha Gjonaj. a.b












