Deputeti i selisë Gazment Bardhi ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha pas takimit masiv që ky i fundit kreu në Dibër këtë të dielë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi tha se Berisha po fyen dhe shpif kundër kandidatëve të Partisë Demokratike duke lënë të qetë PS-në.
Reagimi i Bardhit:
“Sali Berisha po demaskon veten dita ditës duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike dhe demokratët. Asnjë fjalë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 6 Marsit. Vetëm fyerje, sharje, shpifje dhe intimidim për kandidatët e Partisë Demokratike.
Betejën e ka me PD dhe demokratët, jo me regjimin e Edi Ramës. Këtë metodë ka futur edhe tek ato pak njerëz që i shkojnë nga pas në 6 bashkitë. Nuk i interesojnë demokratët, nuk u intereson fitorja e tyre, i intereson vetëm të furnizojë me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA.
Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë kundër demokratëve, kundër PD, dhe votë që fuqizon pushtetin e Edi Ramës” m.k











