Ka reaguar anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo pas etiketimeve të Lulzim Bashës për kryeministrin Rama, sot në një konferencë shtypi.
“E quan Toto Riina mbasi i dha votat për të ndryshuar kushtetutën siç donte Toto Riina. E në këmbim mori një komision ku do të mund të bisedojë me delegatët që dergon Toto Riina.
Verbalizëm i skajshëm për të fshehur pafuqinë e fallsitetin”, komenton Pollo.
Lulzim Basha dha sot një konferencë shtypi në Tiranë në lidhje me gjetjet e komisionit të inceneratorëve. a.b











