Ish kryeministri Berisha do zhvillojë dy mitingje elektorale sot, një në Rrogozhinë e tjetri në Shkodër.
Sot, ditën e shtunë, më datë 12 shkurt, në ora 10:30, tek sheshi përpara Kinemasë në Rrogozhinë Z. Berisha prezanton kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Rrogozhinës, Z. Hekuran Xhani.
Gjithashtu, sot ditën e shtunë, në ora 15:00, në pedonalen pranë Bashkisë së Shkodrës prezantohet kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, Z. Bardh Spahia. a.b











