Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 17 656 raste të reja me COVID ndërsa kanë ndërruar jetë 92 pacientë.
Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 512, prej të cilëve 389 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.
Megjithatë ka rënë numri i shtrimeve në spitale. Gjatë 24 orëve të fundit janë shtruar 395 pacientë ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 429. m.k












