Deputetja Ina Zhupa publikoi sot në Facebook, fotot e inspektimit të Komisionit Hetimor në inceneratorin e Tiranës. Konstatuam një skenë krimi. Aty nuk ekziston asnjë projekt i realizuar megjithëse janë paguar 35 milion euro taksa të qytetarëve, komenton Zhupa.
Komenti i Zhupës:
35 milion euro të paguara nga paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe së fundmi Durrësit dhe Kavajes për një kontratë korruptive dhe mafioze e cila prodhon një faturë deri në 430 milion euro!
Sot, konstatuam nga afër bashkë me koleg të Komisionit Hetimor, një skenë krimi ku groposen qindra mijëra ton mbetje në Landfillin e Sharrës.
Provuam me fakte para shqiptarëve që aty nuk ekziston asnjë projekt i realizuar, asnjë themel godine i nisur që të ndertohet dhe kryej shërbimin e diferencimit, riciklimit dhe incenerimin e mbetjeve. r.p












