Demokratët dhe qytetarët e Vorës do të mblidhen në një takim masiv për të prezantuar kandidatin për kryetar bashkie të Shtëpisë së Lirisë, Lulzim Vrana.
”Ditën e enjte, më datë 10 shkurt, ora 17:00, në Sallën e Hotel Continental prezantojmë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Vorës, Z. Lulzim Vrana. Ftoj të gjithë banorët e Vorës të marrin pjesë!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale. m.k











