Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur që Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin në nkë burg që nuk ndodhet në Tiranë.
Pas analizës së sigurisë për ish ministrin e Brendshëm është konstatuar se IEVP Fier, është më i përshtatshëm për Tahirin.
Ai do të vuajë 3.4 vite burg nëse ankimimi në Gjykatën e Lartë nuk do të sjellë ndryshime të tjera. a.b












