Ish kryeministri Berisha do të jetë nesër në Lushnjë në një takim me votues të kësaj bashkie ndërsa do të prezantojë kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano.
“Nesër, ditën e mërkurë, më datë 9 shkurt, në ora 17:00, në Sallën e Pallatit të Kulturës prezantojmë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Lushnjes, Z. Elton Bano. Ftoj të gjithë banorët e Lushnjes të marrin pjesë!”, njofton Berisha në rrjetet sociale. m.k











