Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës për sa kohë që burgu i Vaqarrit do të jezë më rikonstruksion.
Ai do të dërgohet atke pasi të përmbushe 10 ditë supervizim i cili ka nisur prej tre ditësh në burgun “313”-të Jordan Misja, në Tiranë.
Paraditen e së hënës Saimir Tahiri ka zhvilluar takime në ambientet e paraburgimit me familjarët dhe dy avokatët e tij mbrojtës, Maks Haxhiaj dhe Dritan Jahaj. Në një intervistë për ABC Live, Jahaj tregoi se Tahiri ishte i qetë, ndërsa në ditët në vijim do t’i drejtohen me rekurs gjykatës së lartë për vendimin e apelit. m.k












