Reperi Ervin Selita i arrestuar sot pasi qëlloi me armë në një hotel në Tiranë duke dashur të vriste pronarin ka dëshmuar në polici pas arrestimit.
“Jetoj afër hotelit dhe i njoh mire se jam klient i rregullt. Fakti që me kërkuan kartë identiteti më mërziti se ata me njihnin. Isha i dehur kur ndodhi ngjarja”, ka thënë 30-vjeçari.
Selita ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka qenë i arrestuar edhe më herët. Ai është pjesë e grupit muzikor Hellbanianz të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre mes Londrës dhe Tiranës.
Anëtarët e këtij grupi kanë qenë shumë herë në fokus të investigimeve të mediave angleze për këngët e tyre të dhunshme dhe jetën e shtrenjtë, mes makinave luksoze e me dyshimet se të ardhurat e kanë fituar nga aktivitete kriminale. r.k












