Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruat mbi 20 arreste që lidhen mr shpërndarjen e drogave të forta në burgje.
Mes tyre ka zyrtarë të burgjeve dhe biznesmenë që në bashkëpunim kanë futur sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.
Ekzekutimet po kryhen në të gjithë qarkun e Elbasanit, nën drejtimin e drejtuesit të prokurorisë Kreshnik Ajazi, nga FNSH dhe Njësia Operacionale.
Në këtë operacion po marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale. Urdhër arrestet janë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm. a.b












