Po vijon ende seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ndërkohë që kuvendi autorizoi Erind Mërkurin si përfaqësues ligjor në këtë seancë, jurist ky që hartoi edhe akuzën e Parlamentit ngritur ndaj Presidentit në lidhje me përfshirjen e tij në zgjedhje lokale.
Përfaqësuesi ligjor i Metës, Bledar Dervishaj ka kundërshtuar Mërkurin, për shkak se ai ka qenë ekspert në Komisionin Hetimor.
“Autorizimi i Merkurit perben nje tjeter shqetesim per Presidencen, pasi ne Komision Hetimor kuvendi e ka thirrur Merkurin si ekspert te pavarur. Kjo deshmon se si ne te vertet ka qene ai proces. Nuk ka list te parimeve qe nuk eshte shkelur”, tha Dervishaj në seancë.
Ne lidhje me keto pretendime, i eshte kunderpergjigjur menjehere, Klotilda Bushka: “Merkuri eshte marr si ekspert i te drejtes nuk ka shprehur mendime personale. Dhe sot ne natyren e autorizimi eshte vetem per te bere komente ne ligjin e se drejtes.”
Meta përfaqësohet nga Bledar Dervishaj, përfaqësues ligjor, dhe Katrin Treska, drejtoresha juridike.
Kundërshtimet e Metës që në nisje të seancës publike dhe rrëzimi i kërkesave të Presidentit në një kohë të shkurtër dhe pa një vendim të arsyetuar nga gjyqtarët ka hedhur dyshime në lidhje me objektivitetin e Gjykatës e cila deri tani ka dhënë të paktën dy vendime që favorizojnë mazhorancën politike, njëri prej të cilëve është ai për zgjedhjet moniste të 2019. m.k












