Presidenti Ilir Meta ia ka dalë të shtyjë edhe pak në kohë vendimin e Kushtetueses për shkarkimin e tij nga Parlamenti.
Ai i ka dërguar një tjetër kërkesë Gjykatës Kushtetuese pasi iu refuzua shkarkimi i anëtarëve të trupës gjykuese që do të shqyrtonin shkarkimin e tij nga parlamenti.
Në kërkesën e orëve të fundit kreu i shtetit këmbëngul që çështja e shkarkimit të tij të vendoset nga legjislatura e re dhe jo ajo e kaluar.
Aktualisht, Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin. Kuvendi i Shqipërisë është shprehur kundër këtij propozimi të Metës pasi ai është zgjedhur president nga legjislatura e kaluar 2017-2021.
Gjykata Kushtetuese vendosi me votim unanim kundër kërkesave të presidentit Ilir Meta për shkarkimin e trupës gjykuese të çështjes së shkarkimit të kreut të shtetit nga parlamenti. Përveç, kësaj, organi më i lartë i drejtësisë në vendin tonë nuk pranoi as kërkesën e Metës për përjashtimin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, për të cilën pretendonte se ka përfunduar mandatin.
Gjykata Kushtetuese argumentoi vendimin e saj në lidhje me Vitore Tushën me pretendimin e Presidencës së mandati i saj vijon që prej vitit 2018.
Në fund, kërkesa e presidentiti për përjashtimin e gjyqtarëve Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Përparim Kalo, Sonila Bejtja dhe Altin Binaj është gjykuar e pabazë. I njëjti vendim u mor dhe për kërkesën e përjashtimit të relatores Fjona Papajorgji, për të cilën presidenca ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor.
Sot në Kushtetuese nisi seanca e hapur e gjyqit të shkarkimit ku presidenti Ilir Meta u përfaqësua nëpërmjet këshilltarit ligjor Bledar Dervishaj dhe Katrina Treska. a.b












