2 persona janë plagosur rëndë dhe dyshohet për një viktimë në një aksident të rëndë që ndodhi në rrugën Elbasan Librazhd.
Mes të plagosurve është një fëmi dhe një 17 vjeçare.
Elbasan /informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.












