Deputetja e PD, Ina Zhupa shkruan sonte në rrjetet sociale se ministrja e PS, Elisa Spiropali e doganave të japë llogari për takimet me oligarkët, klientët e qeverisë më të korruptuar në Europë.
Zhupa e ka bërë këtë koment tek një foto ku Spiropali është në një kafe me Pëllumb Salillarin, një nga kontraktorët me të mëdhenj të qeverisë. Ai njihet për marrjen e tenderave dhe PPP-ve nga qeveria ndërkohë që shuma për tenderat është disa herë më e lartë se cmimet evropiane të punëve publike.
“Zonja e Doganave” të shqetësohet për korrupsionin që varfëron familjet shqiptare dhe të japë llogari përpara qytetarëve për takimet me oligarkët që gjallojnë falë klientelizmit të qeverisë më të korruptuar në Europë.
Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar. M
e këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”, shkruan Zhupa.
Reagimi i Zhupës u nxit pas një postimi të Spiropalit plot ironi ndaj Bashës.
Ishte Spiropali ajo që ironizoi me kreun e PD-së, Lulzim Basha, për të cilin pyeti ku do të festojë humbjen e radhës në 6 mars.
“Erdhi 6 marsi! Jam tejet kurioze si do ta festojë Lulzim Basha humbjen e radhës, si mishërimi i ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen”,shkruan Spiropali. m.k











