• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta dom Gjergj Simoni, poeti dhe prifti që trembi komunizmin

droni by droni
28 January, 2022
in Kryesore, Kulture
0
Ndahet nga jeta dom Gjergj Simoni, poeti dhe prifti që trembi komunizmin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Humb jetën në moshën 89-vjeçare dom Gjergj Simoni i cili për shumë vite vuajti në burgjet e komunizmizmit.

Dom Gjergj Simoni është autor i shumë botimeve, ndërsa pak kohë para se të ndahej nga jeta u njoh edhe me dosjen e sigurimit të shtetit.

Në fillim vitet ‘90 dom Gjergj Simoni është ndër meshtarët e parë qe u shugurua nga Vatikani dhe filloi shërbesat në disa famulli.

Më poshtë një shkrim i dom Gjergj Metës shkruar në vitin 2012 për dom Gjergj Simonin marrë nga faqja në Facebook.

I BURGOSI VETËM KOHA*
(In memoriam për dom Gjergj Simonin)

“Oh sa kanë heq shkrimet e mia! Kur më vinte frymëzimi e mbasi shkruejshe m’u dukshin se më thojshin: ‘Kemi frikë me ndejë mbrenda shtëpisë me ju, na çoni në nji vend jashtë sajë që të mund ta ndigjojmë vedin të qetë e të sigurt, pra na varrosni në dhe’”.

Përnjëmend, të bukurën e burgos vetëm koha, vetëm rrethanat dhe koniunkturat, por ajo është bërë për lirinë e kur liria vjen, ajo shpërthen edhe më e bukur se sa në gjenezë, pasi ndërkohë është rritur, ka marrë pamje dhe hijeshi.

Dom Gjergj Simoni u dënua dhe u burgos për agjitacion e propagandë si poet dhe jo si prift, sepse i tillë u bë vetëm në vitin 1992. Në dosjen nr. 11628/1 të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se “…nëpërmjet agjitacionit e propagandës, nëpërmjet shkrimit të poezive me përmbajtje armiqësore ky pseudopoet reaksionar, duke qenë konsekuent në rrugën e tij armiqësore, në fletoret me poezi të gjetura këtij të pandehuri në shtëpi, pjesa më e madhe janë shkruar me urrejtje të thellë kundër Partisë, Pushtetit dhe Atdheut tonë socialist”.

Ai dhe poezitë e tij mbetën të burgosura për shumë vite, ndërsa tani ato promovohen pikërisht në tempullin e dijes, Akademinë e Shkencave, aty ku deri para pak vitesh asnjë i burgosur politik as mund ta kishte imagjinuar një gjë të tillë.

Ndërkohë që dom Gjergji flet e ndërsa fjalët e poezive të tij braktisin fletët duke iu bashkuar këndshëm ajrit për të mbërritur të zemrat e dëgjuesve, mendja më shkon në atë kohë të kaluar dhe nuk kam se si të mos përlotem. Kurrë, ne të rinjtë dhe brezat që do të vijnë nuk do të kuptojmë se çfarë ka ndodhur në vitet më të errëta të shpirtit njerëzor shqiptar, komunizmit. Ai ishte një tunel i errët ku gjërat e bukura ishin dënuar të rrinin të fshehura, të marra peng e të lidhura sysh që të mos dinin rrugën e kthimit për në liri.

Gjërat e bukura si dashuria, arti, poezia, mendimi, duhet të kishin vetëm një funksion: të bëheshin skllave të një njeriu apo një grupi njerëzisht, klounë për të argëtuar mbretin dhe oborrin e tij e më pas kur “bezdisnin” shikuesit të hidheshin me shkelma jashtë e madje të burgoseshin apo të vriteshin. Por, ama, ato gjëra nuk mund të jenë skllave, sepse natyrshëm janë të lira dhe në to liria është si një shpërthim vullkanik që këput çdo vargua. Këto poezi e të tjera sish do të jenë dëshmitaret e asaj kohe edhe atëherë kur autorët e tyre të mos jenë më.

Dom Gjergji sot është dëshmitar i fjalës e nesër fjala do të jetë dëshmitarja e tij dhe e një kohe që burgosi, internoi e vrau, por jo përjetësisht.

Këto ditë po lexoja parathënien e ribotimit të librit “Dimri i vetmisë së madhe” të shkrimtarit Ismail Kadare. Autori i këtij romani mjaft të diskutuar sa i përket tablosë globale të së vërtetës komuniste në Shqipëri, cungimin e së cilës vetë Kadareja e pranon në këtë parathënie, ndër të tjera shprehet se “… kjo vepër do të kishte një jetë të dyfishtë, njërën në kohën pa liri, që quhej epokë socialiste, dhe tjetrën në kohën e lirisë, atë që mund të quhej kohë eterne, që është koha e natyrshme e artit”.

Jetë të dyfishtë patën shumë vepra e persona dhe vetëm koha, koha e ardhme e distancuar nga faktet, ideologjitë, urrejtjet dhe inati do të jetë në gjendje të gjykojë. Një jetë të dyfishtë pati edhe poezia e dom Gjergjit, vetëm se njërën pjesë të kësaj jete e kaloi jo në duar të lexuesit, por nën dhe sikurse vetë ai thotë duke iu përgjigjur përlutjes së vargjeve të tij që i kërkonin t’i varroste prej frikës: “E unë çka bajshe? I ndigjojshe dëshirat e tyne, i palojshem fletët e shkrueme e mandej i vendoseshe në kavanoza tuj mbështjellë kapakët me zift që të mos hynte lagshtina e mbasi çilshe nji gropë në oborrin e shtëpisë tui mbulue me dhe e mbi te mbillëshe lule…”.

Një varrim i denjë, një varr i ri për poezi. Në sallën e gjyqit, gjykatësi e pyet: “Pse i ke ruejt këto shkrime?”. E ai përgjigjet: “Që kur të përmbyset ky pushtet me i botue”. Dom Gjergji sot është i lirë e poezia e tij po ashtu e i lirë.

Ashtu sikurse në vitin 1972 ai mbetet ende sot me një pyetje: “A thue do t’ketë njerz që kangët e mia/një ditë kanë me i këndue/ Ato që radhë melankonija/ i ka vue tis, i ka errsue./ A por ndoshta do t’heshtin në përjetësi/ si hesht i vdekuni mbrenda njaj vorri/ Tuj pasë t’fundit qetsi?”. Ndiej t’i përgjigjem sot: Jo, dom Gjergj, ai varr që ti hape për poezitë e tua, duke mbjellë lule mbi të, sot është bosh…!

GJERGJ META

*Shkrim i botuar në Gazetën Panorama me datë 30 maj 2012

Previous Post

EMRAT/ 14 persona në pranga në një superoperacion në Mat e Dibër

Next Post

‘Fati i lojërave’, 17 arrestime në Fier, Lushnjë, Durrës dhe Vlorë

droni

droni

Next Post
‘Fati i lojërave’, 17 arrestime në Fier, Lushnjë, Durrës dhe Vlorë

‘Fati i lojërave’, 17 arrestime në Fier, Lushnjë, Durrës dhe Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.