Vihet në pranga nga policia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”.
Ai është Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër:
Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila e ka dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. r.k











