Drejtueset e LDGSH në Durrës kanë konsideruar shkelje të statutit të PD-së dhe pavarësisë së forumit të gruas përmes një takimi që deputetja Grida Duma ka kryer në Durrës të mërkurën që shkoi.
Aishe Gashi, një nga drejtueset e LDGSH në Durrës thotë se strukturat e kësaj organizate janë rifreskuar përgjatë vitit 2021 dhe secila nga katër drejtueset e LDGSH në Durrës është zgjedhur me parimin një anëtar, një votë.
Në lidhje me takimin e Dumës, gratë demokrate të Durrësit kanë bërë edhe një deklaratë.
“Askush, as Kryetari I PDSH, asnjë grup ilegal pune I krijuar prej tij nuk mund të përcaktojë apo të ndërhyjë në mënyrën e organizimit apo funksionimit të LDGSH.
Në këtë linjë, pas sulmeve të njëpasnjëshme nga ana e lidershipit aktual të PDSH, Kuvendi Kombëtar I PDSH I dit 11 dhjetor miratoi në mënyrë unanime edhe një rezolutë e cila njeh autonominë e plotë të dy organizatave partene LDGSGH dhe FRPD.
Ndryshimet në statutin e PD të miratuara nga Kuvendi I dt 11 dhjetor, riafirmojnë pavarësinë dhe autonominë e funksionimit të organizatave partnere, duke ju dhënë hapësirë më të madhe në vendimmarrje forumeve të grave dhe të të rinjve të PDSH, njohur rolit e tyre të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm.
LDG Durrës ka nisur procesin e rioroganizimit të strukturave në Tetor 2019, një proces që zgjati edhe për shkak të pandemise dhe u finalizua më 15 janar 2021”, thuhet në deklaratë.
Në LDG Durrës gjate procesit të fundit zgjedhor:
– janë anëtarësuar mbi 500 zonja;
– janë zhvilluar zgjedhjet në 34 grupseksione me parimin një anëtare-një-votë;
– jane kryer kuvendet e degëve ku jane zgjedhur 4 zonja kryetare:
KZAZ 21, Aishe Gashi
KZAZ 22, Dorilda Mara
KZAZ 23, Ledia Shtufi
KZAZ 24 Besa Cani
Askush nga ne drejtueset e LDG Dega Durrës nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk i ka përfunduar mandati. Jemi në detyrë, të cilën në koëra të vështira opozitarizmi po e kryejmë me përgjegjësi të plote.
Me indinjim po ndjekim procesin e riorganizimit të iniciuar nga Kryetari I Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, në shkelje të plotë të statutit të PDSH dhe LDGSH duke krijuar grupe pune paralele ilegjitime, thekson ndër të tjera deklarata. m.k











