Anëtari i Komisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka befasuar sot teksa ka deklaruar se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.
Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është përfshirë më shumë me punimet e Komisionit.
“Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?
E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai. m.k











