Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit Naim Stafukës është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit, njofton policia e Krujës.
Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës i cili u rrëmbye në 2015 dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve. m.k











