I ka rrëshqitur këmba ndërsa hidhte plehrat në koshin afër shpisë dhe ka gjetur vdekjen një person në Elbasan.
“Rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç , banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. m.k











