Gjyqi ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë sërish sot.
Arsyeja kësaj here është se prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi janë të infektuar me covid.
Gjyqi në Apelin e Posaçëm po zhvillohet pas një vendimi të Gjykatës së Lartë që e riktheu çështjen në Apel.
Seanca e ardhshme gjyqësore pritet të mbahet me 31 janar, ora 11.00. a.b











