Një sasi e madhe marjuane është kapur në Malin e Zi, e fshehur në një kamion që transportonte bimë medicinale, dyshohet i ardhur nga Shqipëria.
Ende nuk dihet sasia e saktë e lëndës narkotike, por në pamjet e bëra publike nga mediat e Podgoricës shihen shumë thasë të mbushur me drogë.
Mjeti kishte destinacion final Gjermaninë.











