• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Omicron në Shqipëri e Kosovë, bashkëpunim për unifikimin e protokolleve dhe stafet mjekësore

droni by droni
14 January, 2022
in Kronika
0
Omicron në Shqipëri e Kosovë, bashkëpunim për unifikimin e protokolleve dhe stafet mjekësore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, 14 Janar – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur ditën e sotme Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dr. Rifat Latifi, në kuadër të forcimit të bashkëpumimit në fushën e shëndetit publik, të shkëmbimit të stafeve mjekësore dhe trajtimit të sëmundshmërisë, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor në të dy anët e kufirit.

Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu ka ndarë disa nga pikat e bashkëpunimit, të cilat kanë nisur të implementohen, por që kërkohet intensifikimi i tyre i mëtejshëm.
“Synojmë forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta, përsa i përket dy Instituteve reciproke të Shëndetit Publik, të kontrolleve dhe inspektimeve në të dy anët e kufirit, për të garantuar që qytetarët, të cilët hyjnë në pikën kufitare, të jenë të gjithë të vaksinuar dhe të disponojnë ato masa të cilat janë të përcaktuara në rregulloret e të dy vendeve” tha Manastirliu.
Një tjetër pikë që Manastirliu e konsideroi me rëndësi gjatë bashkëbisedimit me homologun nga Kosova ishte bashkëpunimi në fushën e telemjekësisë.
“Besoj se edhe në kuadër të shkëmbimit të informacioneve, në kuadër të rritjes së marrëdhënieve përsa i përket eskperiencave që lidhen me kërkimin klinik, projekteve të përbashkëta, artikujve të përbashkët për raste specifike, të vështira, duam t’i tregojmë jo vetëm brenda nesh, por edhe jashtë kufinjve tanë. Do të duhet që t’i përdorim këto instrumenta digjitalë që kemi në dorë për të mundësuar më shumë afërsi me njëri-tjetrin, më shumë shpejtësi informacioni dhe sigurisht një kanal informacioni i cili të siguron që çdo gjë që transmetohet të jetë e ruajtur, siç duhet dhe nga ana tjetër e çertifikuar me të gjitha parametrat”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të forcohet bashkëpunimi mes dy shërbimeve të Neurologjisë së dy vendeve, duke çelur kështu një erë të re të krijimit të qendrave të përbashkëta të ekselencës, këtej dhe andej kufirit.
“Do të doja që të ndaja me ju një tjetër iniciativë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh që ne do ta marrim shumë shpejt së bashku, që është pikërisht bashkëpunimi mes dy Klinikave Universitare të Neurokirurgjisë, si qendra ekselencë, për shërbime të nivelit të lartë”, bëri me dije Manastirliu.
Një ndër pikat e diskutimit gjatë bashkëbisedimit mes dy ministrave të shëndetësisë së dy vendeve, ishte edhe krijimi i një instrumenti të ri, siç është auditimi klinik, që synon rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët, përmes kontrollit të cilësisë.
“Po ndërtojmë një instrument të rëndësishëm, instrumentin e auditimit klinik në Shqipëri. Ligji për shërbimet e kujdesit shëndetësor na përfshin në krijimin e këtij mekanizmi të ri të auditimit klinik. Ne jemi duke hapur një thirrje për profesionistët e shëndetësisë për të aplikuar, për t’u bërë auditues klinik dhe për të siguruar që protokollet mjekësore realizohen ashtu sikurse janë të miratuara dhe sigurisht me synimin e rritjes së cilësisë së shërbimit. Këtë thirrje publike ne do ta bëjmë gjithashtu edhe për Kosovën, për mjekët e Kosovës, pra shkon përtej kufijve duke ftuar edhe profesionistët në Kosovë, por gjithashtu edhe profesinistët në Tetovë të Maqedonisë së Veriut”, tha Manastirliu.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Rifat Latifi në fjalën e tij e vuri theksin tek unifikimi i protokolleve të përbashkëta shëndetësore dhe që bashkëpunimi të jetë në shumë nivele.
“Bashkëpunimi mund të jetë në shumë nivele e një prej atyre është të kemi ligjet përkatëse përafrim ndaj BE, në fushën e Shëndetësisë; krijimin e qendrave ekselente klinike edhe shkencore, për të konkuruar për projekte të SHBA dhe BE bashkë; krijimi i një platforme të përbashkët për edukimin post-diplomik të mjekëve tanë. Edhe unë mendoj që na duhet një grup punues që mban dhe përcjell të gjithë këto pika”, tha Latifi.
Takimi mes dy delegacioneve të Ministrive të Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Kosovës vjen në kuadër të implementimit të marrëveshjes së përbashkët mes dy vendeve, që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
Gjatë vizitës në Tiranë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Rifat Latifi ka vizituar edhe Spitalin e Ri Pediatrik të QSUT-së si dhe Qendrën e Telemjekësisë, ku së bashku me Ministren Manastirliu theksuan nevojën e forcimit të shkëmbimit digjital, për të maksimalizuar burimet dhe për të rritur cilësinë e shërbimit mjekësor për qytetarët. a.b

Previous Post

Basha i sulet Metës: PD nuk është mburojë për ju dhe Berishën

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Shtohet numri i viktimave nga covid në 24 orët e fundit, mbi 2000 infektime të reja

droni

droni

Next Post
VIDEO/ PD nxjerr videon e ambulancave. Qeveria pergjegjese, nuk mori masa

LAJMI I FUNDIT/ Shtohet numri i viktimave nga covid në 24 orët e fundit, mbi 2000 infektime të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.