Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo ka marrë pjesë si foles në një panel të Partive Popullore lidhur me situatën e tensionuar në Evropën Lindore dhe autokracinë si sjellje të disa qeverive.
”Me miqtë e Partise Popullore Europiane e më gjerë për rrezikun e Putinit ndaj Ukrainës e kontinentit. Fola për probleme të lidhura në Shqipëri e në Ballkan.
Instrumentat e Zgjerimit të aplikuara nga Komisioni Europian duhet të rishikohen në dritën e raportit të fundit të Gjykatës Europiane të Llogarive.
Më shumë shkop e më pak karrotë autokratëve që hanë milionat e Europës e pastaj shkojnë për dua atje ku nuk e duan Europën”, shpjegon Pollo. a.b












