Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim nuk ka bërë një koment në rrjete sociale fill pas intervistës së zv.ndihmës-sekretarit Gabriel Escobar për zhvillimet në Partinë Demokratike.
“Jeni lodhur nga “spin doktorët” (propagandistët e marrëdhënieve me publikun)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës-Ndihmës Sekretari Escobar. Ai diskutoi gjithashtu integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj,” – shkruan ambasadorja Kim.
Në intervistën e tij, Escobar dënoi dhunën e ushtruar në protestën e 8 janarit në selinë e PD duke theksuar se partia merret me vota dhe jo me dhunë. a.b











