• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazmir Spahija: Jam ‘mercenar’ i përjetshëm i demokratëve

droni by droni
12 January, 2022
in Politika
0
Gazmir Spahija: Jam ‘mercenar’ i përjetshëm i demokratëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Selia e PD e konsideroi sot në një video si organizator, mercenar dhe dhunues në protestën e 8 janarit, ndërkohë që ish drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Gazmir Spahija thotë se do të jetë ‘mercenar’ i përjetshëm i PD.Spahija sot është drejtor i syri tv.

Postimi i Spahisë: Unë “mercenari” i përjetshëm i demokratëve!

Muhamet Spahija është një nga mijëra të zhdukurit e regjimit komunist që as sot nuk i dihet varri. Një natë të errët të vitit 1948 e dërguan në zall t’Kirit, ku pasi e kishin torturuar me javë, ia morën shpirtin e ja fshehen varrin. Ishte kryetar i organizatës antikomuniste në Shkodër, krimi perfekt për të merituar si medalje të gjithë urrejtjen dhe terrorin e regjimit komunist. Ai ishte GJYSHI IM!

Xhafer Spahija ishte djali i Muhamet Spahise u përndoq gjithe jeten dhe u torturua në tunelet e fshatit Rrenc, sepse refuzoi të shëndrrohej në një bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

Sami Repishti, një ndër organizatorët e Levizjes se Postribës, arrestohet ne 1946-1956, dënohet me 10 vite burg, pas kesaj familja internohet ne Tepelene. Ky ishte DAJA IM!

Që prej vitit 1997, unë, Gazmir Xhafer Spahija, kam qenë anëtar i Forumit Rinor dhe i Partisë Demokratike. Në 1998, pjestar ne greven e urisë te studenteve, si reagim për vrasjen e ‘Pishtarit të Demokracisë’ Azem Hajdarit. Anëtar i komisioneve zgjedhore dhe fushatave elektorale të Partisë Demokratike në të gjitha zgjedhjet që nga viti 1997 e deri në vitin 2021.
Pjesmarrës në të gjitha protestat 1997-2005, si dhe 2013 dhe deri më sot, përfshirë të gjitha protestat “Rama Ik”. Auditues i Partisë Demokratike më kërkesë të Lulzim Bashës në Zgjedhjet Lokale 2015.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 Prillit, i angazhuar direkt në zonat 4 dhe 8, Tiranë si bashkëpunëtor me njerëzit më të afërt të z. Basha përfshirë drejtorin e fushatës elektorale të PD-së, Alfred Rushaj.

Sot, vërej se pas gjithë kontributit tim për demokratët dhe flamurin blu të PD-së, uzurpatorët e partisë më kanë shënjuar mua me rreth të kuq si organizator i protestës paqësore të 8 Janarit.

E vërteta është që unë kam qenë në 8 Janar në oborrin e ndërtesës.
Qëndrimi i im, bindja ime politike më e pandryshueshme, trashëgimia ime politike e familjare është e shënjuar nga një markë e vetme që askush nuk mund ta bëjë pis, ANTIKOMUNIZMI.

Unë kam qenë antikomunist në vitin 1998 kur demokratëve iu ekzekutua lideri i tyre historik, Azem Hajdari dhe për këtë u futa në grevë, por akush nuk më ka quajtur atëherë mercenar!.

Unë kam qenë antikomunist në çdo protestë të PD-së nga viti 1998 deri në vitin 2005, por atëhere askush nuk më ka konsideruar mercenar.

Unë kam shkuar si antikomunist në çdo protestë të thirrur nga Partia Demokratike nga viti 2013 e deri në vitin 2020, por as atëhere nuk jam konsideruar mercenar!

Në emër të gjakut të derdhur, tortuarve, dekadave të syrgjynosjes, përçmimit, urrejtjes e linçimit që ka përjetuar familja ime, unë nuk mund të jem ndryshe! Unë kam qëndruar dhe qëndroj krenar në krah të çdo demokrati që përballë alencës me Edi Ramën dhe shtetin e tij policor, zgjedh qëndresën. Dhe për këtë qëndresë, demokratët nuk kanë nevojë për organizator e aq më pak për mua. Gazi i hedhur nga ndërtesa e ngujimit të ‘qyqeve’, ka ndotur edhe mushkëritë e mia, por aspak arsyen e vetëdijen time!. Ata që më quajnë mua mercenar sot, janë po ata që historinë e qëndresës së demokratëve nga 1997 e deri më sot e anatemojmë me gjuhën e Edi Ramës.

E ritheksoj, nuk po them asgje as për të ma ditur kush, as për tu matur me askënd, por vetëm për të thënë se çdo kontribut që kam dhënë në angazhimin tim politik e çdo sakrificë që kam bërë, nuk e kam bërë si mercenar, por si një demokrat i lirë që antikomunizmin e ka ne gen. Unë nuk e shes dot jetën dhe eshtrat e gjyshit, vuajtet dhe torturat e babait as për poste, as për konçesione, as për para, as për vila, as për pallate dhe aq më pak për pazare! Çdo gjë e kam bërë si antikomunist, per liri dhe në respekt të amanetit të familjes sime dhe do vazhdoje ta bëj deri në frymen e fundit që femijët dhe nipat e mi të jetojnë në një vend ndryshe nga ai që jetuam unë, babai dhe gjyshi im!

Previous Post

Berisha dhe Basha thirren në prokurori për protestën e 8 janarit

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Afro 2000 infektime të reja me covid në 24 orët e fundit, 6 humbje jete

droni

droni

Next Post
VIDEO/ PD nxjerr videon e ambulancave. Qeveria pergjegjese, nuk mori masa

LAJMI I FUNDIT/ Afro 2000 infektime të reja me covid në 24 orët e fundit, 6 humbje jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.