Bankers ka mbytur në mazut e naftë brutë sipërfaqe të mëdha më zonat e nxjerrjes së naftës në Marinzë.
Pavarësisht se është ndër krimet më të mëdha mjedisoee asnjë gazetar i Fierit nuk e ka raportuar.
Vetëm sot Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pas ushtrimit të kontrollit në subjektin “BANKERS PETROLIUM ALBANIA LTD” Fier, ka konstatuar që subjekti nuk ka respektuar kushtet e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën.
Ndaj subjektit është vendosur masa administrative dënim me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë dhe është pezulluar aktiviteti.












