Protestuesit kanë hapur derën kryesore të PD-së dhe kanë hyrë brenda selisë rreth orës 11.30.
Pamjet tregojnë se mbështetësit kanë hyrë në godinën e PD-së, ende pa iu bashkuar protestës ish-kryeministri Sali Berisha.
Personat që hynë brenda po qëndrojnë në korridorin e katit të parë.
Fill më pas Berisha ka kërkuar nga anëtarët e PD të vetpërmbahen. Vetpërmbajtje, vetpërmbajtje, vetpërmbajtje, tha Berisha sapo doli nga shtëpia dhe u drejtua drejt selisë së PD. m.k











