Rreth orës 15:00, në Unazën e Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës, janë përfshirë në një aksident 4 mjete me drejtues shtetasit M. J., L. K., E. H., dhe K. V.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeria M. J., e cila ndodhej në mjetin me drejtuese shtetasen M. J.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.











