Një fëmi humbi jetën sot në një kopsht privat.
”Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç”, lajmëroi policia e Fierit.
Policia ka zbuluar shkakun e vdekjes së fëmijës 3-vjeçar në kopshtin “Flatrat e Dijes” në Fier. Fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit.
Sipas policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit. a.b











