Edhe anëtare të Forumit të Gruas Demokrate kanë mbërritur në ambientet e jashtme të selisë blu por pa mundur të hyjnë në ambientet e saj.
“Ne jemi Forumi i Gruas, kryetaret e Degëve të Tiranës, që kishim një takim pune në seli, por dyert na janë mbyllur. Ne kemi 30-vjet që hyjmë në seli. Na ndodh kjo sot, që nuk na ka ndodhur as në vitin 97 kur PD u rrënua. Na vjen keq që Lulzim Basha na është vënë drynin”, u shpreh një prej drejtuesve të grave në Tiranë. a.b













