Nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga personat që plagosën një ditë më parë Diego Hajnaj.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.
Hajnaj u qëllua një ditë më parë në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës. a.b











