Pamje nga vendi i ngjarjes
Është qëlluar sot nga një automjet tip ‘Range Rover’ ndaj 36 vjeçarit Diego Hajnaj ndërsa dyshohet se në ngjarje ka marrë pjesë edhe një makinë tjetër.
Autorët i kishin zënë pritë Hanajt pranë një kryqëzimi ndërsa i riu i shpëtoi të shtënave vetëm me një gërvishtje në dorë.
Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia ndërsa besohet se qëllimi ka qënë vrasja e 36-vjeçarit Diego Hanaj.
Janë shoqëruar nga policia disa persona që dyshohet se kanë qenë dëshmimtar në momentin e atentatit. a.b











