Ka reaguar sot Akademiku Artan Fuga në lidhje me mbylljen e dyerve të PD pas pamjeve groteske tek prisnin para dere n/kryetarja e PD, Jorida Tabaku dhe Sekretari Gazment Bardhi.
Postimi i Artan Fugës:
Pikërisht reforma që pritej për ta sjellë opozitën në pushtet:
“Nga dera kryesore e ndërtesës hyn dhe del vetëm kryetari i Partisë !”
Madje u bë edhe një provë sot përpara medias ! Një zonjë drejtuese që gjoja tentoi të hynte andej në formë spektakli para medias u la jashtë!
Nuk bëjmë lëshime, jemi, parimorë !
Ore mos jam në ëndërr unë!
Hapni ore portat jo vetëm të ndërtesës, por edhe të mendjes për deputetët, për shoqërinë civile, për demokratët e thjeshtë, për ata që brenda partisë mendojnë kundër, për fraksionet, për intelektualët, latë nam mo!











