Gjykata e Apelit vendosi sot të mbajë në qeli ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ai u arrestua për abuzim me koncensionin e inceneratorit të Elbasanit, pas një hetimi të SPAK ndërsa avokatët e Kokës kishin kërkuar lirinë me argumentet se nuk përbën rrezik dhe se do të jetë bashkëpunues me drejtësinë.
Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin për procedurën e ndjekur në hapjen e garës për koncensionin, si dhe ka ngritur dyshime se nëpërmjet ryshfetit ka përfituar nga kompanitë fituese 3.6 milionë euro.
Vlerat monetare sipas SPAK janë marrë nëpërmjet një skeme fiktive të lëshimit të faturave për punime që nuk janë kryer.
Në kërkim për të njëjtën dosje janë dy administratorët e kompanive që administronin dhe kryenin punimet në inceneratorin e Elbasanit, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto. a.b












