Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 shoferët e kamionëve ku u kapën 119 kokainë, përkatësisht shtetasit G.K dhe H.S., si dhe administratori i firmës.
Gjatë dëshmisë së tyre në gjykatë, shoferët kanë dëshmuar momentet e kontrollit nga 4 të panjohur në Romanat.
“Jemi shteti, hape krahun”, i janë drejtuar 4 të maskuarit që i prenë rrugën shoferit të kontejnerit me banane ku u gjetën 119 kg kokainë.
Ngarkesa u nis nga portet e Ekuadorit ndërsa kontejneri kaloi transit në portin e Goia Tauro në Itali. Autoritetet doganore në vendin fqinj kanë konstatuar se kontejnerit i mungonte plumbçja apo vula. Për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë vënë re mungesë të arkave me banane.
Pas kësaj kontejneri është mbyllur, riplumbosur. Kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit dhe kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës. Por në afërsi të fshatit Romanat në rrugën nacionale Durrës-Tiranë kamioni është ndaluar nga 4 persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Administratori i kompanisë ka deklaruar se kontenjeri që kishte sjellë ngarkesën shtetasi H.S (shoferi) është i çrregullt dhe se atij i kanë dalë në rrugë dhe i kanë thënë se hapte krahun. Ai ka ndaluar dhe personat e maskuar i kanë kontrolluar kontenjerin. Midis të tjerave administratori ka thënë se shoferin e kanë kërcënuar me familje dhe më jetë. I kanë hapur kontenjerin, kanë kontrolluar mallin dhe pasi janë larguar personat i kanë lënë derën hapur të kontenjerit me disa kuti në tokë.
Në këtë situatë shoferi ka hapur krahun në hyrje të karburant Kastratit dhe njëri prej personave të maskuar i ka thënë “mbylle gojën se do të zhduk familjen po hape gojën”. Kurse tre personat e tjerë kanë shkuar në pjesën fundore të kontenjerit, kanë hyrë brenda dhe ku ka ndenjur rreth 30 minuta duke “kontrolluar”. Pasi kanë zbritur i kanë çarë gomat e kontejnerit dhe kanë ikur në drejtim të rrugës nacionale për në Durrës.
Teksa ata u largua shoferi ka zbritur dhe ka parë se goma e krahut të pasagjerit ishte e rënë. Duke kontrolluar ka shkuar tek dera e pasme e kontenjerit dhe ka parë që arkat e bananeve ishin të lëvizura. Pasi ka sistemuar arkat ka mbyllur derën e kontenjerit dhe është nisur me gomë të rënë në drejtim të një karburanti ku ka hapur krahun.












