Një 27-vjeçar nga Saranda dhe bashkëshortja e tij humbën jetën mesnatën e djeshme në Athinë.
I riu Pandeli Llambi Kajo ka humbur kontrollin e makinës e cila për pasojë është përmbysur në vendin e quajtur Leoforo Katexaki në Zografou. Në operacionin për nxjerrjen e trupave morën pjesë 10 zjarrfikës dhe 4 mjete.
Mësohet, se i riu kishte shkuar në Ilioupoli që të merrte të shoqen për të dalë nga Athina, por në kthim u aksidentuan. Mësohet se ai kishte një farmaci prej 4 vitesh në Ampelokipous ndërsa peindërit e të ndjerit kishin emigruar në Greqi para shumë vitesh. m.k











