Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar dokumenta të tjera në lidhje me skandalin e inceneratorëve.
”Të dashur gazetarë, shumë shpejt nuk do të jetë e nevojshme të lodheni më me pyetje apo dyshime, që ngelen pa përgjigje. Ka shumë arsye pse Qeveria nuk i ndalon pagesat ndaj inceneratorëve. Me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat dhe shumë shpejt, e vërteta e mega aferës kriminale qeveritare, do të triumfojë mbi propagandën e sforcuar”, shkruan në rrjetet sociale Kryemadhi.
Pak ditë më parë në serinë e dokumentave për korrupsionin e djegësve u publikua një dokument që kompromenton në këtë histori edhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.
Dy vjet më parë LSI dhe PD bënë padi në SPAK për inceneratorët, një PPP e qeverisë që shkon në afro 430 milionë euro. a.b











