Keu i PD, Lulzim Basha fjatë një konferenve për shtyp tha sot se opozita ka shprehur hapur dëshirën për të bashkëpunuar me drejtësinë që mbi 200 funksionarë të lartë dhe politikanë të përfshihen në “sitën” e drejtësisë.
Pyetje- përgjigje:
Mbani përgjegjësi për cilësinë e opozitës dhe gjendjen e PD sot?
Unë nuk flas teorikisht veprat janë aty. Iniciativa jonë për Vetingun e politikanëve të ndalim dhe korrupsionin. Jemi një parti e lindur nga shpresa e njerëzve duke u shërbyer atyre. Kushdo që mendon se ne do të stepemi apo do të ndalemi në rrugën tonë për shkak të një vendi që është i zhytur nga krimi. Vitin tjetër ne u kemi borxh shqiptarëve një mobilizim ndaj shqiptarëve pas 5 muajve të tubit të oksigjenit , pengesat janë kapërcyer, aleanca jonë me qytetarë dhe SHBA, bishti ka përfunduar tek 2013 dhe do të mbështesim drejtësinë për të ndëshkuar të pandëshkueshmit. Të akuzosh opozitën që s’ka bërë detyrën e mirëpres që vjen nga media. Ju ftoj ju si media të jepni mbështetjen për Vetingun e politikanëve. 140 parlamentarët dhe zyrtarë artë të kalojë në sitën e drejtësisë për pasurinë atë që kërkojnë për noterët ta bëjnë edhe për politikanët.
Pyetje: Afati 5 janar?
Basha: Dua t’i them të gjithë demokratëve që asgjë nuk do të ndodhë. Dua t’i them të gjithë shqiptarëve që jemi të përgatitur pëer çdo situatë dhe nuk lejojmë trekëndeshin e bermudës që ta zhvendosë betejen nga lufta kundër regjimit te përplasja mes demokratëve për interesat e një personi të vetëm.
Pyetje: A jeni i gatshëm për negociata me Berishën për të ardhmen e PD-së duke zgjedhur një të tretë?
Basha: Ëndrra e Edi Ramës për ta damkosur PD-në me non-grata mori fund në 9 shtator. Demokratët zgjodhën të ardhmen. Ndaj vendimi i tyre është i qartë, jo vetëm një vendim që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ta lëmë pas të shkuarën. Nuk ka më kthim pas. Ky është lajm i keq për Edi Ramën dhe trekëndëshin e Bermudës por lajm i mirë për shqiptarët.
Pyetje: Ju e quani të shkuar z.Berisha. Po sa i takon 13 deputetëve të tjerë të PD-së që kanë dalë në krah të Berishës. Keni plan për ta?
Basha: PD ka folur qartë. Secili vendos vetë sesi do i përgjigjen vendimeve të demokratëve. Një gjë eshtë e sigurtë Edi Rama nuk do ta ketë të damkosur PD-në nga të shpallurit non-grata. Nuk kam kërkuar kurrë uniformitet vendimi sepse kjo do më bënte njësoj me treshen e tranzicionit. Qëllimi im është t’i jap fund tranzicionit. Qëllimi im është të nxis mendimin ndryshe, dhe të sjell ndryshimin për shqiptarët.a.b











