Tre persona nga Laçi e Tirana u ndaluan sot nga policia e Sarandës pasi dyshohen si autorë të vjedhjesh së 200 milionë lekëve në supermarket “Halo” në këtë qytet.
Vjedhja ndodhi në mëngjesin e 11 dhjetorit ndërsa pamjet e grabitjes u gjetën në nj server të fshehur të dy kamerave, pasi serveri qëndror i kamerave ishte vjedhur po ashtu.
Në pamjet e sekuestruara mësohet se dallohen 3 të rinj të veshur me kostume sportive me kapuç, me maskë Covid, që transportojnë çanta, bëjnë të ditur burime nga policia e Sarandës. m.k












