Rreth orës 20:40, në fshatin Podgorie, Maliq, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur në një shtyllë, larg banesës së tij, shtetasi R. Ç., rreth 62 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.












