Po mbahet në Katedralen e Shën Palit në Tiranë mesha për kremtimin e festës së Krishtlindjeve e cila udhëhiqet nga kryepeshkopi i Arqipeshkëvisë Katolike Tiranë-Durrës imzot George Frendo.
Në fjalën e tij, imzot Frendo u shpreh se drita e të krishterëve është Jezu Krishti, biri i Zotit.
“Drita jonë është Jezu Krishti. Me dritë shikojmë bukuritë që na rrethojnë. Dëgjojmë lajme për terroristë që vrasin pa mëshirë”, u shpreh imzot Frendo. r.k











