• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komiteti teknik i ekspertëve: Çfarë ndryshon me orën policore në natën e ndërrimit të viteve

droni by droni
23 December, 2021
in Kronika, Kryesore
0
Komiteti teknik i ekspertëve: Çfarë ndryshon me orën policore në natën e ndërrimit të viteve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, 23 Dhjetor – Komiteti Teknik i Ekspertëve në një dalje për mediat ka konfirmuar praninë e variantit Omicron në vendin tonë, teksa ka bërë me dije dhe masat për festat e fundvitit.

“Në mbledhjen e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve analizoi situatën epidemiologjike në lidhje me infeksionin Sars Cov2 në vend, rajon dhe botë, duke vlerësuar indikatorët monitorues të kësaj situate. Komiteti bën me dije se është konfirmuar dyshimi i specialistëve për praninë e variantit Omicron të virusit Covid-19 edhe në Shqipëri, me përgjigjien e ardhur nga laboratori i referencës në Gjermani, megjithatë vijon të mbizotëroje variant Delta”, bëri me dije Rakacolli.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik dr. Eugena Tomini u shpreh se janë konfirmuar dy rastet e para të variantit Omicron.
“Sipas një procesi sistematik të dërgimit të mostrave të detektuara pranë laboratorit të virologjisë në ISHP, nga dërgimi i mostrave të detektuara që kanë sinjale të tjera të dyshuara për variante të tjera të Sars COV 2, është konfirmuar me ardhjen e tyre nga laboratori i referencës në Gjeramani, prezenca e dy rasteve të Omicron në totalin e 221 mostrave të dërguara, përkundrejt seguencimit genomic”, tha Tomini, duke konfirmuar se në vendin tonë vijon të mbizotërojë variant Delta.
Nisur nga analiza e indikatorëve epidemiologjikë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos ndryshojë masat e vendosura deri tani për përballimin e Pandemisë së Covid-19, përveçse natën e ndërrimit të viteve, për t’u dhënë mundësi familjeve të festojnë së bashku.
“Analiza e indikatorëve epidemiologjikë sugjeron që niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për ta kontrolluar këtë situatë. Për momentin do të mbeten në fuqi të njejtat masa që kemi edhe sot. Prania e variantit Omicron me vetinë e tij për t’u përhapur shumë herë më shpejt se sa paraardhësit e tij, bën të domosdoshëm respektimin e përgjegjshëm të këtyre masave. Ora policore do të vazhdojë të mbetet e njejtë deri në orën 23:00 me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve”, tha Rakacolli.
Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve sqaroi se mbetet në fuqi vendimi për respektimin e organizimeve sipas kapaciteteve të lejuara.
“Ora policore ka lidhje me lejimin e lëvizshmërisë së njerëzve përgjatë gjithë asaj nate duke menduar që njerëzit do të duan të jenë së bashku në familjet, fëmijët të shkojnë të takojnë prindërit dhe mund ta kalojnë vitin e ri së bashku. Aktivitetet do të organizohen sipas standardeve të përcaktuara me kohë, të lejimit të grumbullimit të personave sipas kapaciteteve ku mund të grumbullohen njerëzit për të festuar së bashku”.
Duke bërë thirrje për vaksinimin anticovid, prof. Rakacolli tha se deri në datën 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të jenë të vaksinuar.
“Ju kujtoj që në datën 4 janar të gjithë punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare si një kategori që përbëjnë rrezik për të tjerët do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose çertifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit. Kjo çertifikatë ka filluar të gjenerohet edhe në sistemin e-albania”, tha Rakacolli.
Duke bërë një pasqyrë të situatës së vaksinimit në vend, prof. Silva Bino, shefe e Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP tha:
“Përsa i përket vaksinimit kemi një rritje në përqindje e vaksinimit për dozat e para, doza të dyta dhe natyrisht dhe të dozave të treta në dy javët e fundit e cila ka sjellë një rritje të mbulesës me vaksina në vend, e cila po arrin për rreth 40% në popullatën e përgjithshme dhe për rreth 50% në popullatën target. Përqindje të lartë në lidhje me vaksinimin ka patur Bashkia e Tiranës, e cila është mbi 57% aktualisht që flasim. Dhe natyrisht kemi bashki mbi 80% si ajo e Himarës, Sarandës apo bashki të tjera të cilat kanë nivel të lartë vaksinimi”.
Sa i takon situatës në spitale, prof. Najada Çomo u shpreh se pjesa dërrmuese janë të pavaksinuar, ndërsa apeloi të rinjtë të vaksinohen duke përcjellë fjalët e një djali të ri që humbi jetën pak dotë më parë:
“Një djalë 30 vjeçar që ka ndërruar jetë para pak ditëve që disa orë përpara se të ndërronte jetë tha. Sa keq më vjen që nuk u vaksinova, dhe besoj që fjala e tij vlen për shumë të rinj, që të vrapojnë për t’u vaksinuar”, tha Najada Çomo.
Ekspertët kanë vlerësuar se situata në vend mbetet e qëndrueshme por kanë apeluar për vaksinimin e shpejtë dhe respektimin e masave anticovid.
Masat në fuqi janë si vijon:
• Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, përveç natës së ndërrimit të viteve.
• Punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose çertifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërbimit, duke filluara nga data 4 janar 2022,
• Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:
– Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
– Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
– Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
– Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
• Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
• Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

Previous Post

Çmimi i energjisë për bizneset e mëdha do rritet deri në 200%”

Next Post

Derbi shpërthyes Tirana-Partizani: Këto janë masat që ka marrë policia për ndeshjen ku tifozët janë ‘armiq’!

droni

droni

Next Post
Partizani – Tirana mbyllet 2 me 2, Skënderbeu i sigurt drejt titullit Kampion

Derbi shpërthyes Tirana-Partizani: Këto janë masat që ka marrë policia për ndeshjen ku tifozët janë ‘armiq’!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.