Maxhoranca e majtë ka braktisur sot mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët duke penguar kuorumin e tij. Por sipas deputetëve të Partisë Demokratike, hetimi parlamentar nuk do ndalet. Deputeti i PD, Lefter Gështenja paralajmëroi se hetimi do zbulojë të vërtetën e skandalit 430 milionë eurosh.
“Maxhoranca braktisi sot mbledhjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët duke dëshmuar haptazi se janë brenda kokë e këmbë.
Interesi i Ramës është ta mbyllë çështjen, që ajo të mos hetohet, por tashmë është vonë për të.
Hetimi do zbulojë të vërtetën e skandalit qindra milionë eurosh dhe Partia Demokratike do e çojë deri në fund!”, tha Gështenja.











