Ivi Kaso, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike thotë se databaza për pagat është vazhdim i publikimit të të dhënave për votuesit para zgjedhjeve, gjatë një interviste ne euronews.
Sipas tij, pas publikimit të dy listave të para qëndron dhe një listë e tretë që ka të dhëna më sensitive, pasi lidhet me kreditë.
“Ka dyshime se databaza ishte në disa nivele, ishte niveli i parë që u bë publik dhe ky është niveli i dytë. Flitet që ka dhe nivele të tjera që kanë të dhëna akoma edhe më sensitive siç janë të dhënat bankare, regjistri i kredive që ekspozon përballë jo vetëm institucioneve shtetërore por edhe grupeve kriminale”, tha ai.
Dje Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen e “Patronazhistëve” duke e lënë atë përfundimisht si një çështje të rëndomtë. m.k











