Selia e PD ka vendosur të shtojë vezhgimin jo vetëm në ambientet e brendshme por edhe në obore.

Sot janë parë punonjës teksa instalonin disa kamera shtesë edhe në ambientet e jashtme të selisë blu.
Dje selia bëri një kallëzim penal për personin që shkelmoi dhe hapi me forcë derën e sallës. Gjithashtu Basha, në një konferencë për mediat, denoncoi publikisht aktin dhe bëri të ditur emrin e tij. a.b











